Atalanta kërkon 3 milionë euro për Etrit Berishën, e duan SPAL dhe Lecce

  • 27 June 2019 - 19:10
Atalanta kërkon 3 milionë euro për Etrit Berishën, e duan SPAL dhe Lecce

Etrit Berisha prite  të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje verore. Portieri i Kombëtares Shqiptare nuk është më zgjedhje e parë e Gasperinit tek Atalanta, ku rolin e titullarit e ka fituar tashmë Gollini.

30-vjeçari, sipas Gazzetta dello Sport mund të transferohet te SPAL-i, por në Serinë A, ku do ta kishte të sigurt pozicionin e portierit të parë, të paktën në letër, pasi gjithçka do të vare nga forma e tij.

Një tjetër alternativë për të ardhmen e tij është Lecce, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit italian dhe që po kërkon futbollistë me eksperiencë për përballuar sezonin e gjatë në Serinë A.

Atalanta kërkon 3 milionë euro për kartonit e shqiptarit. Mbetet për t’u parë se cili klub është i gatshëm për ta paguar një shifër të tillë për një portier, SPAL apo Lecce.

(Kosova Sot Online)