Gjermania përmbys gjithçka me dy gola në fund të ndeshjes dhe kualifikohet në finale

  • 27 June 2019 - 20:36
Gjermania përmbys gjithçka me dy gola në fund të ndeshjes dhe kualifikohet në finale

Gjermania është finalisti i parë në Evropianin e 21-vjeçarëve.

Gjermania e ka mposhtur 4-2 Rumaninë për t’u kualifikuar në finale të Evropianit të 21-vjeçarëve.

Gjermanët e nisën mirë takimin, duke shënuar për 1-0 përmes të Nadiem Amiri në minutën e 21’.

Rumania përmbysi gjithçka me dy gola të George Puscas, në minutat 27’ dhe 44’.

Në pjesën e dytë, Germania U-21 tregoi dhëmbët.

Fillimisht, Gian-Luca Waldschmidt shënoi për 2-2 nga penalltia në minutën e 51’, para se në minutën e 90 të realizojë një tjetër gol për 3-2.

Kurse për 4-2, në kohën shtesë, Nadiem Amiri realizoi të dytin personal për t’ia siguruar finalen Gjermanisë U-21.


(Kosova Sot Online)