Rashica pozon me numrin 7 në fanellë

  • 27 June 2019 - 20:45
Rashica pozon me numrin 7 në fanellë

Milot Rashica do ta bartë fanellën me numrin e tij të pëlqyer, 7, edhe te Werder Bremeni nga sezoni i ardhshëm.

Superylli i Kombëtares së Kosovës, Rashica, për një sezon e gjysmë në Bundesligë, e barti fanellën me numrin 11, të cilin tani do ta lirojë për ndonjërin nga bashkëlojtarët e tij.

22-vjeçari e bart numrin 7 në shpinën e tij kur luan për ekipin kombëtar të Kosovës dhe tani do ta ketë nderin të njëjtin ta bartë edhe kur t’i mbrojë ngjyrat e klubit gjerman, dhe tashmë ka pozuar me atë numër.

(Kosova Sot Online)