Prishtina dhe St Joseph’s shënojnë në “Fadil Vokrri”

  • 27 June 2019 - 21:27
Prishtina dhe St Joseph’s shënojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe St Joseph’s janë duke barazuar 1-1 në “Fadil Vokrri”.

Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen mes Prishtinës dhe skuadrës së St Joseph’s që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e kapitenit, Armend Dallku, i cili realizoi për 1-0 në minutën e 28’.

Por, tre minuta më vonë, në atë të 31’, mysafirët barazuan rezultatin në 1:1 në rastin e parë të tyre. Juanfri realizoi në minutën e 31-të.

(Kosova Sot Online)