S’ka fitues pas 45 minutave në “Fadil Vokrri”, Prishtina po barazon 1-1 me St Joseph’s

  • 27 June 2019 - 21:39
S’ka fitues pas 45 minutave në “Fadil Vokrri”, Prishtina po barazon 1-1 me St Joseph’s

Prishtina dhe St Joseph’s janë duke barazuar 1-1 në “Fadil Vokrri”.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Prishtinës dhe skuadrës së St Joseph’s që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina po bën lojë më të mirë dhe po krijon shumë raste shënimi, por ka arritur të shënojë vetëm një gol, ashtu si mysafirët në tentimin e parë në drejtim të portës së Bekajt.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e kapitenit, Armend Dallku, i cili realizoi për 1-0 në minutën e 28’ nga penalltia.

Por, tre minuta më vonë, në atë të 31’, mysafirët barazuan rezultatin në 1:1 në rastin e parë të tyre. Juanfri realizoi në minutën e 31-të.

(Kosova Sot Online)