Interi njofton zyrtarisht rikthimin e Orialit si menaxher i ekipit

  • 27 June 2019 - 22:05
Interi njofton zyrtarisht rikthimin e Orialit si menaxher i ekipit

Ndonëse rikthimi i Gabriele Orialit te Interi ishte bërë fakt ditët e fundit, vetëm pasditen e sotme zikaltrit e konfirmuan edhe me një komunikatë zyrtare, të shpërndarë në faqen klubit.

Në të thuhet se Oriali do të mbajë postin e Menaxherit teknik të ekipit të parë, duke qenë zyrtari zikaltër që do të jetë tërë kohës në krah të Contes, detyrë që do ta marrë zyrtarisht që më datën 1 korrik.

Deklarata e Interit, ku njofton rikthimin e Orialit:
Gabriele Oriali rikthehet te Interi, për të punuar si Menaxheri Teknik i ekipit të parë, detyrë që do ta ushtrojë që nga dita e parë e korrikut.
Njëzet e tetë vjet zikaltër, një jetë në shërbim të klubit. Lidhja mes Gabriele Orialit dhe Interit është e natyrshme dhe e pazgjidhshme. Një udhëtim që filloi në vitin 1965, kur, në moshën 13 vjeçare, hyri në sektorin tonë të të rinjve. Nga atje u ngjit dhe debutoi në skuadrën e parë në moshën 17-vjeçare, duke fituar dy kampionate dhe dy Kupa italiane, me gjithsej 392 ndeshje me fanellën tonë dhe 43 gola. Mesfushor, por gjithçkabërës. I domosdoshëm edhe për ekipin kombëtar, me të cilin u bë kampion i botës në Kupën e Botërore të 1982-shit.

Sakrificë, sakrificë dhe pasion: receta për marrjen e rezultateve, leitmotivi i Oriali, karakteristika që e shoqërojnë edhe pas daljes nga futbolli. Oriali, pas Bolonjës dhe Parmës, u kthye te zikaltrit më 1999-ën, në stafin drejtues. Asnjëherë nuk qëndroi vërtetë prapa tavolinës, sepse thirrja e fushës ka qenë gjithmonë e fortë, fatale. Operativ, gjithmonë në kontakt të ngushtë me ekipin, ai e lidhi figurën e tij me sukseset e shumta të zikaltërve si pesë tituj kampionë, një Ligë e Kampionëve, tre kupa italiane, tre Superkupa italiane.

Tani përsëri në Inter, gati për aventura të reja në Inter. Mirësevini, Lele!

Kujtojmë që Gabriele Oriali punon prej disa sezonesh si menaxher i Kombëtares Italiane të futbollit, post të cilin do të vijojë ta mbajë paralelisht deri në përfundim të Europianit të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)