Gjermani – Spanjë, përsëritet finalja në Evropianin U-21

  • 27 June 2019 - 23:07
Gjermani – Spanjë, përsëritet finalja në Evropianin U-21

Spanja U-21 është kualifikuar në finale dhe do të përballet me Gjermaninë U-21, saktësisht dy vite pas finales së 2017.

Spanja U-21 është kualifikuar në finale të Evropianit të 21-vjeçarëve, pasi e mposhti 4-1 Francën U-21 në gjysmëfinale.

Të parët në epërsi kanë kaluan francezët, Jean-Philippe Mateta shënoi nga penalltia në minutën e 16’.

Spanja barazoi gjithçka në minutën e 28’, Marc Roca shënoi për 1-1.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim, Mikel Oyarzabal shënoi për 2-1 në minutën e 45’ për të përmbysur gjithçka. Me të filluar pjesa e dytë, Daniel Olmo shënoi për 3-1 në minutën e 47.

Kurse për rezultatin përfundimtar 4-1, shënoi sulmuesi i Real Madridit, Borja Mayoral, në minutën e 66’.

Në finale, Spanja do të ketë punë me Gjermaninë, nga e cila humbi titullin në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)