Mirel Josa: “Largimi i Shillovës na i vështirësoi punët, do të jetë e vështirë në ndeshjen e kthimit”

  • 27 June 2019 - 23:17
Mirel Josa: “Largimi i Shillovës na i vështirësoi punët, do të jetë e vështirë në ndeshjen e kthimit”

Mirel Josa nuk është ndarë i kënaqur me epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina – St Joseph’s, pasi që të besuarit e tij nuk ia dolën të marrin më shumë se një barazim 1-1 në shtëpinë e tyre në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes Josa theksoi mungesat që kishte para fillimit të këtij dueli, ndërkohë që lëndimi i Shillovës ia vështirësoi edhe më shumë punët.

“Duhet të kishim më shumë logjikë në pjesën e dytë, duhet të ishim më të qetë. Largimi i Shillovës për arsye dëmtimi na goditi shumë sepse ishte pikë referimi, pastaj duhet të ndryshonim për arsye mungesash”, deklaroi Josa.

Më tej tekniku 56 vjeçarë foli edhe për duelin kthyes që pritet të zhvillohet më 2 korrik.

“Do të jetë vështirë edhe në ndeshjen e kthimit sepse kemi përballë një ekip që i shfrytëzon të gjitha armët, madje edhe vonimin e lojës”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)