Për Titen ishte pothuajse gol, Coutinho merr sërish vëmendjen

  • 28 June 2019 - 09:04
Për Titen ishte pothuajse gol, Coutinho merr sërish vëmendjen

Coutinho ka marrë vëmendjen sërish të mediave botërore e tifozëve në rrjetet sociale, por jo për lojë të bukur.

Mesfushori i Barcelonës kishte një mundësi të artë për të shënuar për Brazilin kundër Paraguait, por e goditi topin keq, që përfundoi si një asist për Gabriel Jesus, por as ky i fundit nuk arriti ta dërgojë në rrjetë.

Coutinho ishte pak metra nga porta dhe vetëm duhej t’ia ndërronte drejtimin topit, por tregoi se nuk është lojtar zone dhe se më shumë pëlqen të bëjë lojë të bukur dhe të shënojë gola fantastik jashtë zonës së portierit.

Brazili vuajti kundër Paraguait për 120 minuta, por në fund falë saktësisë nga penalltitë, arriti të triumfojë 4-3.

 

(Kosova Sot Online)