Mbappe: Dua të luaj në Lojërat Olimpike

  • 28 June 2019 - 10:00
Mbappe: Dua të luaj në Lojërat Olimpike

Mbappe shpreson të luajë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Nëse Franca luan në “Euro 2020”, Kylian Mbappe atë vit dëshiron të luajë edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Mbappe tashmë e ka fituar Kupën e Botës, ai tani ëndërron Kampionatin Evropian por edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

“Me përfaqësuesen ende kam për ta fituar Evropianin. Por do të doja të luaja edhe në Lojërat Olimpike”, tha Mbappe.

“Njerëzit janë shumë mikpritës në Tokio dhe do të doja të kthehesha sa më shpejt që mundem. Pse jo vitin e ardhshëm në Olimpiadë? Gjithmonë kamë thënë se është një ëndërr për mua. Por, gjithçka nuk varet vetëm nga unë”.

(Kosova Sot Online)