Milani arrin marrëveshje me Realin për Theon

  • 28 June 2019 - 10:21
Milani arrin marrëveshje me Realin për Theon

Theo Hernandez do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Milanin dhe do të fitojë 1.8 milionë euro neto në Itali.

Milan ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit të majtë, Theo Hernandez në formë huazimi me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Hernandez do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare dhe do të fitojë 1.8 milionë euro neto.

Me afrimin e Theos, nga Milani pritet të largohet njëri nga Ricardo Rodriguez, Diego Laxalt ose Ivan Strinic.

Madridi e bleu 21-vjeçarin për 24 milionë euro në vitin 2017 nga Atletico Madrid, pas sezonit mbresëlënës në formë huazimi te Alaves.

Por, ai nuk ia doli të bindë në Bernabeu dhe në sezonin e parë bëri 23 paraqitje me Los Blancos, ku fitoi Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar ai luajti në formë huazimi te Real Sociedad, por prapë nuk i bindi drejtuesit e Los Blancos për ta kthyer në skuadër, që kanë blerë tashmë mbrojtësin francez, Ferland Mendy, i cili do të luftojë me Marcelon për një vend në 11-shen e Zinedine Zidane.

(Kosova Sot Online)