Clemence, legjenda e Liverpoolit e mbështet Van Dijkun për ‘Topin e Artë’

  • 28 June 2019 - 12:48
Clemence, legjenda e Liverpoolit e mbështet Van Dijkun për ‘Topin e Artë’

Ray Clemence e ka mbështetur Virgil Van Dijkun për “Topin e Artë”.

Tre herë fituesi i Kupës Evropiane me Liverpoolin, që sot njihet si Champions League, Ray Clemence, e sheh Virgil van Dijkun si kandidatë serioz për “Topin e Artë”.

Ai u transferua në janar të vitit 2018 te Liverpooli nga Southamptoni për 75 milionë funte dhe brenda një kohe të shkurtër, është shndërruar në lider te “Redsat”.

Van Dijk bëri një sezon fantastik me Liverpoolin dhe për këtë, është një ndër favoritët për ta fituar “Topin e Artë”, së bashku me Lionel Messin, ky i fundit ka pasur gjithashtu një edicion magjik, duke shënuar mbi 50 gola dhe ka dhuruar mbi 20 asiste për Barcelonën.

“Cili futbollist ka pasur më shumë ndikim gjatë gjithë vitit? Do të thosha Van Dijk”, tha Clemence për Goal. “Është obsesion që lojtarë sulmues dhe kreativ ta fitojnë atë çmim (Topin e Artë)”.

“Është më e vështirë për të krijuar dhe shënuar gola, por kur ju keni ndikim si Van Dijk sezonin e kaluar, nuk është vetëm se çfarë ka bërë, por çfarë ka dhënë. Mendoj se ai duhet të jetë kandidatë shumë serioz për ta fituar atë (Topin e Artë”, shtoi legjenda e Liverpoolit që ka fituar mbi 10 trofe me “Redsat”, nga sezoni 1967 deri më 1981.

(Kosova Sot Online)