UEFA e vendos stadiumin “Fadil Vokrri” në ballinën e saj

  • 28 June 2019 - 14:58
UEFA e vendos stadiumin “Fadil Vokrri” në ballinën e saj

Shtëpia e futbollit evropian e ka vendosur stadiumin “Fadil Vokrri” në ballinën e uebsajtit të saj, duke i paralajmëruar ndeshjet e fazës parakualifikuese të Champions Leagues

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar në ballinën e uebsajtit zyrtar të UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, shtëpia e futbollit evropian e ka vendosur stadiumin e kryeqytetit të saj në ballinën e rubrikës Champions League duke e paralajmëruar fazën parakualifikuese të këtij kompeticioni, e cila është duke u mbajtur në Kosovë.

Feronikeli do të luajë sonte me ekipin Santa Coloma në finale të kësaj faze, në kërkim të rrethit të parë kualifikues të Championsit.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)