“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, faleminderit që më bën gruan më të lumtur në botë”

  • 28 June 2019 - 14:59
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, faleminderit që më bën gruan më të lumtur në botë”

Milot Rashica sot feston ditëlindjen dhe urimin më special e ka marrë nga gruaja, Belkiz Kera.

Talenti i Werder Bremen, Milot Rashica, sot feston ditëlindjen e 23’të.

Në mesin e urimeve të shumta që ka marrë, nuk kishte se si të mungonte edhe ai nga gruaja e tij, Belkizi.

Pëmes një postimi në Instagram, Belkiz i ka treguar talentit të Kosovës se sa shumë e do.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dëshiroj çdo të mirë. Jam shumë falënderuese për çdo gjë që më bën gruan më të lumtur në botë. Të dua më shumë se fjalët mund të përshkruajnë”, shkroi Belkizi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BELKIZ KERA RASHICA (@belkiz_kera) on

(Kosova Sot Online)