RTS-i serb nuk e transmeton materialin promocional të FIBA-s për Serbinë pa Kosovën në hartë

  • 28 June 2019 - 15:49
RTS-i serb nuk e transmeton materialin promocional të FIBA-s për Serbinë pa Kosovën në hartë

Radio Televizioni i Serbisë ka njoftuar se nuk do ta transmetojë materialin promocional të FIBA-s për Kampionatin Evropian të Basketbollit për faktin se në hartën e Serbisë nuk është përfshirë Kosova

FIBA e ka vendosur reale dhe aktuale të Serbinë, në materialin promocional të Kampionatit Evropian të basketbollit.

Mirëpo, vendimin e Federatës Botërore të Basketbollit nuk e ka pritur aspak mirë Radio Televizioni i Serbisë (RTS), i cili ka njoftuar se nuk do ta transmetojë këtë material promocional për faktin se në hartë Serbia shihet pa Kosovën si pjesë të saj.

RTS do ta transmetojë Evropianin e basketbollit pasi i ka marrë të drejtat, por në uebsajtin e vetë ka njoftuar se do t’i transmetojë vetëm ndeshjet, pa reklamën zyrtare.

“Emituesit e Evropianit janë të obliguar ta transmetojnë këtë material promocional, por RTS nuk do t’i transmetojë materialet ku gjendet harta e Serbisë pa territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka njoftuar televizioni publik serb.

Kampionati Evropian i basketbollit, të cilin e organizon Serbia dhe Lituania, ka nisur mbrëmë.

(Kosova Sot Online)