PSG fiton 1 miliard euro nga sponsori teknik, priten përforcime të mëdha

  • 28 June 2019 - 16:44
PSG fiton 1 miliard euro nga sponsori teknik, priten përforcime të mëdha

Gjiganti francez do t’i përfitojë 1 miliard euro nga sponsori teknik – Nike. Parisienët me këtë rast pritet të bëjnë blerje të mëdha gjatë kësaj vere

Nike e ka mbushur Paris Saint-Germainin me para.

Në fakt, kampioni francez ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me sponsorin teknik: “Më i rëndësishmi në historinë e tij”.

Kontrata aktuale do të skadonte në vitin 2022 dhe faturohej 25 milionë euro në vit, shifër e cila tash ngritët në afro 80 milionë euro deri në vitin 2032, me një total për 1 miliard euro. 

Ndër të tjera, nga sezoni i ardhshëm do të jetë një sponsor i ri i fanellave: “ALL”, i cili do t’i paguajë 50 milionë euro në vit.

Kështu, presidenti Nasser al-Khelaifi mund t’ia vë në dispozicion drejtorit sportiv, Leonardo një buxhet të pasur për ta përforcuar skuadrën gjatë verës, sigurisht duke e respektuar “fair-play” financiar të UEFA-s.

PSG mund të mbetet këtë verë pa yjet si Neymar e Mbappe, por nëse kjo ndodh, ky klub do të bëjë përforcime tjera të mëdha për t’i zëvendësuar ata.

(Kosova Sot Online)