Ja kur do ta shet Milan Donnarumën në PSG

  • 28 June 2019 - 19:16
Ja kur do ta shet Milan Donnarumën në PSG

AC Milan janë duke u parapërgatitur për ta shitur portierin italian, Gianluigi Donnarumma për t’i balancuar financat dhe për ti dhënë atyre më shumë mundësi që të blejnë lojtarë të ri këtë verë

Sipas Sky Sport, PSG pritet që të bëj ofertën e parë rreth 20 milionë euro plus Alphonse Areola; një marrëveshje e cila me gjasë do të refuzohet nga Milan. 

Megjithatë, Sky tani raporton që Milan janë duke u përgatitur për ti thënë lamtumirë yllit të tyre që në javën e ardhshme-pas që klubi dëshiron që të këtë buxhet më të madh me shitjen e Donnarummas për të blerë lojtarë gjatë verës.

PSG mandej do të bëj një ofertë të përmirësuar në ditët në vazhdim në përpjekje për të nënshkruar me portierin e Milanit, e cila do ta kënaq klubin italian.

(Kosova Sot Online)