Real Madrid rrëmben “diamantin” spanjoll dhe ia dhuron Raulit

  • 28 June 2019 - 20:56
Real Madrid rrëmben “diamantin” spanjoll dhe ia dhuron Raulit

Jo vetëm merkato në ekipin e parë të Zinedine Zidane, por edhe te Real Madrid Castilla, ekipi i dytë, që do të drejtohet nga Raul Gonzalez, një emblemë e “blancos”.

Kështu, investimi i rradhës i bërë nga Perez ka të bëjë me “diamantin” spanjoll, talentin e klubit Rayo Majadahonda (Segunda Division), që është vetëm 17 vjeç. 

Vetëm në dhjetor të vitit të kaluar debutoi me ekipin e parë, pasi ende shumë i ri. Mesfushori do të bashkohet me Real Madrid Castilla. Në gusht do të mbushë 18 vjeç.

(Kosova Sot Online)