Milan ja cakton çmimin Donnarummas

  • 28 June 2019 - 22:29
Milan ja cakton çmimin Donnarummas

Milan ja ka caktuar çmimin portierit të tyre prej më shumë se 50 milionë euro për Gigio Donnarumma.

Portieri i ri në moshë është lidhur me një kalim më PSG javëve të fundit, por klubi i Parisit ende nuk ka vendosur për të ofruar një ofertë që i kënaq drejtorët e Milanit. 

Për portierin është i interesuar edhe Manchester United, nëse De Gea largohet nga Old Trafford.

Drejtori i ri sportiv i PSG-së, Leonardo besohet se është një adhurues i madh i Donnarummas. Braziliani, natyrisht, i kishte parë aftësitë e portierit gjatë kohës se tij si drejtor i Milanit gjatë sezonit të kaluar.

(Kosova Sot Online)