Feronikeli fiton me stil, shkruan historinë

  • 28 June 2019 - 22:42
Feronikeli fiton me stil, shkruan historinë

Kampioni i Kosovës Feronikeli ka arritur në raundin e parë të Ligës së kampionëve pasi që ka fituar me rezultat 2-1 në finalen e preliminarëve në Ligën e Kampionëve që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Me 10 lojtar për 40 minuta kampioni i Kosovës Feronikeli ka arritur që të kaloj në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Në finalen e preliminarëve në në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në mes të Feronikelit dhe Santa Colomas, Feronikeli ka fituar me dramë duke e eliminuar nga kjo garë kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma.

Feronikeli e dominoi pjesën e parë por nuk arriti që të kalonte në epërsi, edhe pse Zeka pati dy raste të mira për të shënuar dhe një tjetër Hoxha.

Në pjesën e dytë Feronikeli mbetet me një lojtarë më pak pasi që Yll Hoxha përjashtohet me të kuq pasi që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 50-të.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra mysafire shënoi një gol të bukur në minutën e 52-të me anë të Chus Sosas.

Pas kësaj Feronikeli kthillet sulmonm më shumë dhe arrin të goli në minutën e 58.

Islami harkon nga krahu i djathtë dhe me vole shënon sulmuesi Mevlan Zeka, i cili golin ja dedikon futbollistit të Feronikelit, Triumf Shabani i cili vdiq para 5 viteve, moshën 22 vjeçare.

Por, derisa ndeshja po shkonte drej përfundimit, në skenë doli një pasim i Dobiçajt në minutën 86-të për Kastriot Rexhën, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për ti dhënë epërsi Feronikelit.

Pas golit, Santa Coloma u mundua të kthehet në lojë por e kishte të kotë dhe Feronikeli do të përballet më 7 korrik me kampionin e Walesit, The New Saints në Wales.

(Kosova Sot Online)