Sensi, të martën testet mjekësore te Interi

  • 29 June 2019 - 07:34
Sensi, të martën testet mjekësore te Interi

Stefano Sensi do ti kryejë testet mjekësore të martën të Interi.

Siç është raportuar dje nga calciomercato.com, klubet kanë arritur marrëveshje dhe janë në përgatitje për ta nënshkruar kontratën.

Mesfushori pritet që ti këtë testet mjekësore në fillim të javës së ardhshme.

Përveç huazimit 5 milionësh, Interi do të paguajë 22 milionë të tjera, kurse në Sassuolo do të shkoj i riu i akademisë Marco Sala.

 Drejtori menaxhues i Sassuolos, Carnevali ka folur jashtë zyrës së Interit pas takimit me drejtuesit e këtij klubi.  

“Ne tashmë kemi arritur një marrëveshje në mes të Sassuolos dhe Interit. Sensi do t’i kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme. Kjo është mirë, për shkak se ne po i japim mundësi lojtarëve tonë të luajnë për një klub të madh dhe po marrim një të ri të talentuar si Sala, të cilin e kemi identifikuar ditë më parë dhe për ne ai do të jetë zgjedhje e parë në formacion”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)