Rritja meteorike e Kosovës, fitorja e Feronikelit rrit koeficientin në UEFA

  • 29 June 2019 - 07:37
Rritja meteorike e Kosovës, fitorja e Feronikelit rrit koeficientin në UEFA

Fitorja e sotme e FC Feronikelit në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve ka bërë që të rritet koeficienti i UEFA-s

Faqja për llogaritjen në kohë të duhur për rritjen e koeficientit të UEFA-s, ka publikuar një fotografi ku tregon se shumë shpejt Kosova bashkë me klubet e saj do të renditet në vendin e 48 në UEFA, duke lënë pas edhe disa Kombëtare të tjera.

Kjo, sipas kësaj faqe në Tëitter do të ndodh për shkak të fitores se Feronikelit sonte, por edhe në rast se Prishtina do ta kalon skuadrën nga Gjilbertari, Saint Joseph, e cila zhvillohet të martën.

“Fitorja e Feronikelit bën që Kosova të jetë në vendin e 48 sipas rangimit me koeficient. Ngritja meteorike e Kosovës vazhdon”, shkruan faqja në Twitter UEFA Calculator.

Ndërkohë pas fitores, Feronikeli pritet që të ndeshet kundër skuadrës The New Saints nga Walesi e cila ka pothuajse të njëjtën cilësi në skuadër sikurse kampioni i Andorrës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Wales më 9 korrik kurse ajo e kthimit më 16 ose 17 korrik në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)