Messi kritik i vetvetes: Nuk kam treguar atë që kam pritur!

  • 29 June 2019 - 08:43
Messi kritik i vetvetes: Nuk kam treguar atë që kam pritur!

Messi thotë se Copa America deri më tani nuk ka shkuar për të ashtu siç ka pritur.

Argjentina arriti në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës dhe do të përballet me Brazilin pas fitores 2-0 ndaj Venezuelës në “Maracana” të premten.

Lionel Messi ka shënuar vetëm njëherë për Argjentinën në katër ndeshje, dhe goli i tij ka ardhur nga penalltia në barazimin me Paraguain në fazën e grupeve.

Leo e ka pranuar se s’ka qenë Messi i zakonshëm në Copa America deri më tani, por tha se arritja në gjysmëfinale është më e rëndësishme.

“E vërteta është se nuk ishte Copa America ime më e mirë, jo ajo që kam pritur”, tha Messi.

“Ka ndeshje që shkojnë në këtë mënyrë. Nuk mund të luash shumë, është e komplikuar për ata prej nesh që duan të bëjnë diçka ndryshe, për të shmangur rivalët”.

“Gjëja e rëndësishme është që ne fituam dhe vazhduam tutje”.

(Kosova Sot Online )