Messi ankohet sërish: Është e vështirë të luash futboll në këto fusha

  • 29 June 2019 - 08:55
Messi ankohet sërish: Është e vështirë të luash futboll në këto fusha

Messi nuk është aspak i kënaqur me gjendjen e fushave në Brazil.

Lionel Messi sërish është ankuar për gjendjen e fushave në Brazil, ku po mbahet Kupa e Amerikës.

Ylli i Barcelonës thotë se asnjë fushë në të cilën ka luajtur deri më tani, s’ka qenë e mirë, madje as  “Maracana” ku të premten mbrëma e mposhti Venezuelën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Brazilin.

“Janë ndeshje të Kupës, çdo kush e mund çdo kënd. Është e vështirë të luash në këso fusha të këqija. Është për të ardhur keq që të gjitha fushat në Copa America janë kështu”, u shpreh Leo. 

Ai ndër të tjera iu ka dërguar mesazh shokëve të skuadrës që për të triumfuar në gara të tilla, duhet të vrapojnë shumë dhe të japin gjithçka në fushë.

“E dimë se për të luajtur me më të mirët, duhet të vrapojmë dhe të ndihmojmë mbrojtjen”, tha Leo.

(Koosva Sot Online)