MSN, 364 gola – 211 asiste

  • 29 June 2019 - 09:38
MSN, 364 gola – 211 asiste

Është pak e besueshme, por Barcelona është rrugës për ta bërë realitet sulmin më të frikshëm që është parë ndonjëherë; Neymar, Messi, Griezmann dhe Suarez.

Braziliani i Paris Saint Germain dëshiron të kthehet në Barcelonë, derisa ka kohë që raportohet se është arritur marrëveshja për Antoine Griezmann, që do të kalojë te ekipi nga Camp Nou për 120 milionë euro.

Sezonin që lamë pas Messi shënoi (51), Suárez (25), derisa me Neymarin që ka shënuar (23) dhe Griezmann (21), katërshja e Barcelonës do të shkonte në 120 gola.

Veç bashkimi i treshes Neymar-Suarez-Messi, është e frikshme për çdo kundërshtarë, të cilët së bashku te Barcelona për tre sezone kanë shënuar 364 gola dhe kanë dhuruar 211 asistime.

Treshja, që janë edhe shokë shumë të mirë, çdo sezon kanë shënuar së paku 100 gola.

122 i shënuan në sezonin 2014/15 (dhe kjo me Suarezin që ka luajtur pas 26 tetorit), rekordin e thyen në sezonin 2015/16 me 131 gola, që vazhdon të jetë sezoni më i mirë i kësaj treshe.

Derisa në sezonin e fundit të tyre së bashku në Barcelonë, 2016/17 ata shënuan 111 gola, statistika që tregojnë se do të jenë sërish të frikshëm nëse bëhen bashkë.

(Kosova Sot Online )