Kjo është shuma e parave që e ka fituar Feronikeli deri me tani në Ligën e Kampionëve

  • 29 June 2019 - 10:06
Kjo është shuma e parave që e ka fituar Feronikeli deri me tani në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Feronikelit, dje arrit që ta fitojë ndeshjen finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku e mposhti skuadrën nga Andorra, Santa Coloma me rezultat përfundimtar 2:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kur të gjithë e prisnin që takimi të shkoj në vazhdime në skenë doli Kastriot Rexha i cili e vulosi epilogun e kësaj sfide.

Ndërkaq skuadra nga Drenasi ka arritur ta fitojë një shumë të madhe të parave nga UEFA për çdo ndeshje që ka zhvilluar në Ligën e Kampionëve por edhe si Kampion i Kosovës.

 

Si kampion i Kosovës, Feronikeli do të marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA shumën prej 260 mijë euro.

Zhvillimi i dy ndeshjeve në raundin e parë do të bëjë që edhe 280 mijë euro të tjera të derdhën në arkat e klubit nga Drenasi, pra në total skuadra e Ramadanit do t’i arkëtoj rreth 770 mijë euro.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës ‘Nikli’ do ta zhvilloj kundër klubit nga Uellsi, TNS.

(Kosova Sot Online )