Nainggolan nuk është i dëshiruar te Interi, por e duan dy skuadra nga Serie A

  • 29 June 2019 - 12:03
Nainggolan nuk është i dëshiruar te Interi, por e duan dy skuadra nga Serie A

Radja Nainggolan mund të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni të kaluar me fanellën zikaltër.

Mesfushori belg nuk preferohet nga Conte që në mesfushë synon të luaj me dyshen Sensi-Barella.

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta po mendon ta gjejë një skuadër ku mund ta shesë Nainggolanin.

Mediat italiane kanë raportuar se interesim për belgun ka shprehur ish-skuadra e tij Roma. 

Përveç Romës, Nainggolan është duke u kërkuar edhe nga Torino që do të luaj në Ligën e Evropës.

Interi është gati ta lë të lirë Nainggolanin të largohet nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro.

31-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Interin ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime.

(Kosova Sot Online)