Drejtuesit nuk e bindin Mbappen të rinovojë

  • 29 June 2019 - 12:43
Drejtuesit nuk e bindin Mbappen të rinovojë

Marrëdhëniet midis klubit të PSG dhe Kylian Mbappe nuk janë të mira.  Sulmuesi 20-vjeçarë nuk ka pranuar që të rinovojë me klubin e tij, dhe po kërkon një klub të ri për të arritur objektivat që ka për synim, raporton spanjollja“Marca”.

Nga kjo marrëdhënie e lojtarit me drejtuesit kërkon të përfitojë Real Madridi që është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e talentit francez. Ata shpresojnë që vullneti i lojtarit për të mos qenë më pjesë e ‘parizienve’ të ndikojë në uljen e çmimit të Mbappes, i cili ka një klauzolë prej 200 milion eurosh. 

Tashmë Al- Khelaifi, nuk po i bind dot lojtarët që të qëndrojnë, ku pas dështimit në fitimin e Champions League  projekti i tij nuk po bind më , kjo vihet re pasi shumë yje janë larguar si, Dani Alvesh, Rabiot, Buffon, dhe me Neymar që duket shumë pranë rikthimit tek Barcelona.

(Kosova Sot Online)