Neymar, Messi, Griezmann dhe Suarez shumë më të vlefshëm se Benzema-Jovic-Hazard-Vinicius

  • 29 June 2019 - 13:06
Neymar, Messi, Griezmann dhe Suarez shumë më të vlefshëm se Benzema-Jovic-Hazard-Vinicius

Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane pritet të kenë sulme të frikshme sezonin e ardhshëm te Barcelona, respektivisht Real Madridi.

Është pak e besueshme, por Barcelona është rrugës për ta bërë realitet sulmin më të frikshëm që është parë ndonjëherë; Neymar, Messi, Griezmann dhe Suarez.

Me transferimet e mundshme të Neymar Junior dhe Antoine Griezmann, sulmi i Barcelonës do të shndërrohet në më të shtrenjtin, duke e lënë prapa atë të Real Madridit. 

Messi-Neymar-Griezmann-Suárez vlejnë 510 milionë euro, kurse Hazard, Benzema, Jovic dhe Vinicius 320 milionë sipas “Transfermarkt”.

Neymar vlen më shumë se Leo, 180 milionë, Messi vlen 150 milionë, 130 Griezmann dhe 50 milionë Luis Suárez.

Kurse më i vlefshmi për Realin është Hazard me 150 milionë, 70 Vinicius, 60 Jovic dhe 40 Benzema.

(Kosova Sot Online)