Young i Manchester United me tatuazh unik

  • 29 June 2019 - 13:21
Young i Manchester United me tatuazh unik

Ashley Young, futbollist i Manchester United, nuk e ka prishur traditën personale verore të të bërit një tatuazh tjetër në trupin e tij.

Mesfushori veteran e ka lënë veten në duart e artisteve të kësaj fushe, Toni Moore dhe Molly Rose, për të kompletuar me tatuazhe të gjithë pjesën e prapme të shpinës.

“Asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë, kur të kuptoni se fuqia që keni nuk ka kufizime”, lexohet në germat e përjetësuara në lëkurë.

Në tatuazh shihet një fëmijë që mban për duar një të rritur dhe ka numrin 18 të Young, me mesazhin ‘ëndrrat bëhen gjithmonë realitet’.

(Kosova Sot Online)