Spinazzola i Juventusit po i kryen testet mjekësore te Roma

  • 29 June 2019 - 13:47
Spinazzola i Juventusit po i kryen testet mjekësore te Roma

Spinazzola është duke i kryer testet mjekësore te Roma, para se ta kompletojë transferimin nga Juventusi.

Tashmë është pothuajse çdo gjë e kryer. Leonardo Spinazzola do ta veshë fanellën e Romës sezonin 2019/20.

Mbrojtësi i majtë 26-vjeçar është duke i kryer testet mjekësore para se të kompletojë transferimin nga Juventusi te Roma.

Raportohet se në marrëveshje për Spinazzolan është futur talenti 20-vjeçar, Luca Pellegrini, vëllai i Lorenzo Pellegrini që së shpejti pritet të zyrtarizohet te Juventusi.

Spinazzola bëri vetëm 12 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” sezonin e kaluar, diçka që nuk i pëlqeu lojtarit dhe kërkonte me çdo kusht aventurë të re.

(Kosova Sot Online)