Njëri nga dy kosovarët që humbën jetën tragjikisht sot, ishte pjesë e tifo-grupit “Arpagjik’t Prizrenit”

  • 29 June 2019 - 14:42
Njëri nga dy kosovarët që humbën jetën tragjikisht sot, ishte pjesë e tifo-grupit “Arpagjik’t Prizrenit”

Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni janë dy të rinjtë që humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e para të mëngjesit. Ata dyshohet se vdiqën derisa provuan që të kalojnë hapësirën 3 metërshe që ndan autostradën. Për vdekjen e tyre ka njoftuar edhe agjencia “Sharr Travel”, të cilët u kanë shprehur ngushëllime familjarëve.

Në orët e para të mëngjesit dy punëtorë të një kompanie që ofron shërbime udhëtimi brenda dhe jashtë Kosovës kanë rënë në humnerë derisa po tentonin që të kalonin nga njëra trase në tjetrën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni dyshohet se vdiqën derisa provuan ta kalonin hapësirën 3 metërshe në mes të dy traseve, duke rënë kështu në humnerë.

“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Njëri prej tyre, Arianit Bytyqi, ishte pjesë e tifo-grupit “Arpagjik’t Prizrenit”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare në facebook e tifogrupit kosovarë të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen tragjike.

“Sot morëm lajmin tragjjik per humbjen e jetës të Arianitit njërit nga ne, shoku vllau jon. Ti je përgjithmonë me ne shok”, thuhet në njoftimin e ‘Arpagjikëve’.

Image

(Kosova Sot Online)