“Mesi është si Matrix, ai luan në “slow motion”

  • 29 June 2019 - 15:07
“Mesi është si Matrix, ai luan në “slow motion”

Për trajnerin e Spanjës, Messi  “është më i miri i të gjitha kohëve”.

Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi, bën që futbolli të duket si Matrix, sipas Robert Morenos.

Trajneri i Spanjës e cilëson Messin “më të mirin të të gjitha kohëve”. Sipas tij, kur ai luan, duket sikur gjithçka tjetër rreth tij ndalet dhe “Leo bën pasimet”.

Moreno, tani trajner i Spanjës, ishte ndihmës i Luis Enriques te Barcelona për tri vite, ku fituan shumë trofeu, veçuar tripletën në vitin 2015.

Ai tha për Sport për pesë herë fituesin e Topit të Artë: “Leo është më i miri i të gjitha kohëve. Nuk i kam parë Pelen ose Maradonan duke luajtur live, por Messi është i jashtëzakonshëm edhe në stërvitje. Profesionist i vërtetë”.

“Disa besojnë që ai ka vetëm talent natyral, por ai është i pari që arrin në stërvitje, dhe që kujdeset se çfarë han. Të qenurit më i miri për një kohë kaq të gjatë dhe me kaq shumë tituj, meriton edhe më shumë respekt”.

“Duke e parë se si luan, stilin e Leos, me Luis Enrique kemi bërë një krahasim duke e krahasuar atë me Matrix. Kur ai ka topin, duket sikur gjithçka ndalet, gjithçka është në “slow motion”, dhe ai e pason topin”.

“Leo i sheh gjërat në atë mënyrë në fushë. Ai analizon dhe shikon se çfarë po ndodh. Shikon hapësira për ta pranuar topin dhe pastaj përfshihet. Çdo vit që kalon, ai bëhet edhe më i mirë sepse e kupton lojën shumë mirë”, shtoi mes tjerash trajneri i Spanjës.

(Kosova Sot Online)