Roma ofertë për Barellan, alarmohet Interi

  • 29 June 2019 - 17:13
Roma ofertë për Barellan, alarmohet Interi

Gjiganti i Serie A, Roma e ka vënë në alarm Interin në garë për Nicolo Barella, pasi që Giallorossi kanë arritur një marrëveshje në princip me klubin e Cagliarit për mesfushorin

Barella është njëri prej lojtarëve më të kërkuar të ri në Itali për më shumë se dy sezone. Përveç paraqitjeve të tij të mira me Cagliari, ai ka treguar se është pjesë kruciale edhe e Italisë U-21, pasi që ka impresionuar në shumë vende të Europës.

Gazzetta dello Sport thekson se përderisa destinacioni i preferuar i lojtarit është Interi, ai prapë mbetet i hapur edhe për opsione të tjera, që do të thotë se nuk është i fokusuar vetëm në Inter.

Po ashtu, thekson gazeta, Roma tani është në garë serioze sepse do ta përdorë Gregoire Defrel në përpjekje për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Për dallim nga Interi, Roma tani ka mbetur që të merret vesh me lojtarin sepse edhe ata e dinë dëshirën e tij. Marrëveshja e Interit me Cagliarin për momentin është 36 milionë euro plus katër milionë të tjera bonuse. 

(Kosova Sot Online)