Roma e qet në shitje Florenzin

  • 29 June 2019 - 18:13
Roma e qet në shitje Florenzin

Alessandro Florenzit i është thënë se është në shitje derisa ekipi i tij e ka bërë të qartë që do ta shet atë për çmimin e duhur

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori Gianluca Petrachi është takuar me agjentin e tij, Alessandro Lucci dhe e ka informuar atë për situatën.

Për momentin nuk ka ndonjë ofertë të veçantë në tavolinë, pavarësisht se ai është lidhur me Interin, por mësohet se Giallorossi e ka njoftuar kapitenin e tyre se ai nuk është në listën e lojtarëve të paprekshëm.

Fracesco Totti kishte thënë më parë se administrata e tanishme e klubit romak dëshironte që të largonte disa nga lojtarët e vjetër, kurse kjo filloi me Daniele De Rossin që nuk iu ofrua kontratë e re, kurse Luca Pellegrini është rrugës se një marrëveshje shkëmbimi –plus 10 milionë euro –me mbrojtësin e krahut të Juventusit Leonardo Spinazzola.

(Kosova Sot Online)