“Do të ishte çmenduri nëse Arsenali e shet Aubameyangun në United”

  • 29 June 2019 - 18:29
“Do të ishte çmenduri nëse Arsenali e shet Aubameyangun në United”

Sulmuesi gabonez është përfolur se do të largohet për në Old Trafford, por ish ylli i Gunners nuk pret që të ndodh kjo gjë

Arsenalit i është tërhequr vërejtja nga një ish yll i tyre se shitja e Pierre-Emerick Aubameyang në Manchester United do të ishte “çmenduri”.  

Ray Parlour shpreson që mos të ndodh një shitje si ajo e Robin van Persie më 2012.

“Do të ishte çmenduri nëse e lëmë atë të shkon, por lojtarët e kanë pushtetin në dorë në ditët e sotme”, ka thënë ai për talkSPORT.

“Aubameyang dhe Lacazette kanë qenë absolutisht brilant këtë sezon. Duket se ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë në sulm së bashku, e shikoni këtë edhe kur i festojnë golat”.

“Jam i mahnitur me këtë, por nëse ndodh do të më shokonte mua”.

“Nuk do të pritet një gjë e tillë mirë nga tifozët e Arsenalit sipas pikëvështrimit tim – ne të gjithëve na kujtohet kur Robin Van Persie shkoj në United dhe ata përfunduan duke e fituar titullin atë sezon…”. 

(Kosova Sot Online)