Parma përgatit kontratën për Balotellin

  • 29 June 2019 - 18:38
Parma përgatit kontratën për Balotellin

Parma është duke e përgatitur një kontratë për Mario Balotellin nga e cila ai do të përfitonte 2 milionë euro pagë në vit

Sipas mediave italiane, 28 vjeçari pritet që të jetë lojtar i lirë më 30 qershor kur kontrata e tij me Marseille do të skadon, ndërkaq Gazzetta di Parma shpresojnë që ta kthejnë atë në Serie A duke i ofruar 2 milionë euro pagë.

Parma shpëtoi pa rënë prej lige oër vetëm tri pikë dhe ish lojtari i Manchester City dhe Liverpool identifikohet nga skuadra si njëri prej atyre lojtarëve që mund të shënojë gola për ta përsëri. 


(Kosova Sot Online)