Pamela Anderson e akuzoi për dhunë, Rami i quan gënjeshtra të neveritshme

  • 30 June 2019 - 10:17
Pamela Anderson e akuzoi për dhunë, Rami i quan gënjeshtra të neveritshme

Disa ditë më parë, Pamela Anderson njoftoi fundin e lidhjes me Adil Rami. Në Instagram, aktorja tha se ishte tradhtuar nga partneri i saj futbollist dhe e akuzoi atë për një jetë të dyfishtë. Por, Rami i ka mohuar akuzat, duke i quajtur gënjeshtra te neveritshme.

Në faqen e saj, Pamela Anderson zbuloi korrespondencën e fundit me ish-partnerin. Në të, Anderson flet lirshëm për të gjitha kohërat, kur Adil Rami ishte i dhunshëm ndaj saj.

Sidoqoftë, me një mesazh në Instagram, futbollisti francez i mohon akuzat për dhunë dhe e mbron veten:

“Nuk kam zgjidhje, më vjen keq. Kam heshtur, sepse jam i tronditur dhe është shumë e vështirë të flasësh. Por, kam një brengë në zemrën time. Unë do ta bëj të qartë pozicionin tim. Nuk do të komentoj më tej mbi detajet e jetës sonë, të flas për Pamela. Unë dua t’ju them se këto akuza për dhunë janë krejtësisht të rreme dhe nuk mund t’i pranoj. Kushdo që më njeh, e di cilat janë vlerat e mia. Ata e dinë se është e pamundur të përdor dhunë, nuk mundem. Nëse ajo donte të më lëndonte, ia arriti, zgjodhi rrugën më të mirë.

Të gjithë e dinë se angazhimi im ndaj kauzës së dhunës ndaj grave është diçka me të vërtetë e rëndësishme. Unë i respektoj të gjitha gratë. Është shumë e neveritshme. Duke gënjyer për të njollosur një marrëdhënie të mirë me ish-in, kjo është një gjë, por duke përdorur gënjeshtra për dhunën, për të më lënduar, kjo shkon shumë larg dhe është e padrejtë. Edhe njëherë, nuk do t’i lë këto akuza të rreme kundër meje dhe familjes time pa përgjigje. E gjitha kjo është shumë serioze. Këtu thashë atë që kisha për të thënë, hapa zemrën time. Po ngarkoj profesionistët e ligjit të kujdesen për këtë, tani”.

(Kosova Sot Online)