De Ligt i bashkohet Juventusit nesër, sipas mediave italiane

  • 30 June 2019 - 11:21
De Ligt i bashkohet Juventusit nesër, sipas mediave italiane

Matthijs de Ligt pritet t’i bashkohet Juventusit këtë të hënë, pasi kampioni italian ka arritur marrëveshje me Ajaxin duke u pajtuar t’i paguajë 67 milionë euro, plus 13 të tjera bonuse, për shërbimet e mbrojtësit.

Holandezi 19-vjeçar ka qenë synim i disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Manchester Unitedin, Paris Saint-Germainin dhe Barcelonën, por tash e një javë është bërë e ditur se bardhezinjtë e kanë atë në dorë.

Sipas Tuttosport në Italia, gjithçka do të mbyllet nesër për De Ligt, për të cilin Juve do t’ia paguajë Ajaxit 67 milionë euro, plus 13 milionë të tjera bonuse.

De Ligt tashmë ka arritur marrëveshje personale; kontratë pesëvjeçare me pagë fikse prej 8 milionë euro në vit, plus katër milionë të tjera bonuse. 

(Kosova Sot Online)