Berisha me Rashicën, Hadergjonajn, Kryeziun dhe Shaqirin: Shqiponja na bashkon

  • 30 June 2019 - 14:21
Berisha me Rashicën, Hadergjonajn, Kryeziun dhe Shaqirin: Shqiponja na bashkon

Futbollistët shqiptarë të Kombëtareve të Kosovës dhe Zvicrës janë bashkuar në qytetin zviceran Zurich, me mesfushorin Valon Berisha që ka thënë se shqiponja i ka bashkuar ata.

Disa prej yjeve të futbollit shqiptar e kanë shfrytëzuar pushimin veror për të marrë pjesë në një festival shqiptar që po mbahet momentalisht në Zurich, për t’u argëtuar.

Në festival janë parë shumë përfaqësues të kombëtares së Kosovës, si Valon Berisha, Milot Rashica, Florent Hadergjonaj dhe Hekuran Kryeziu.

Atyre iu është bashkuar edhe superylli shqiptar i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Mesfushori i Lazios Berisha e ka postuar një fotografi bashkë me bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja dardane dhe bashkatdhetarin Shaqirin, në llogarinë e vet zyrtare në Instagram.

“Djelmoshat e Backstreet (në stilin shqiptar). Shqiponja na bashkon”, ka shkruar Berisha. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on

(Kosova Sot Online)