Pamje: Parker fiton me nokaut ndaj Leapai, synon rimeç ndaj Joshuas apo Ruizit

  • 30 June 2019 - 14:50
Pamje: Parker fiton me nokaut ndaj Leapai, synon rimeç ndaj Joshuas apo Ruizit

Joseph Parker ka fituar me nokaut teknik në raundin e 10-të ndaj Alex Leapai, në një meç të kategorisë së rëndë të shtunën mbrëma në Shtetet e Bashkuara.

Boksieri nga Zelanda e Re Parker ishte favorit dhe triumfoi ashtu sic pritej, në përpjekje për t’u rikthyer në majë.

Gjithsesi, fitorja e Parker (26 fitore e 2 humbje në karrierë) nuk ishte aspak e lehtë, pasi 39-vjeçari Leapai nga Australia rezistoi deri në raundin e 10-të dhe më pas gjyqtari ndali sfidën.

Përvoja e Leapai e mbajti në këmbë deri afër fundit, por më pas u detyrua të pranojë humbjen.

Parker, falë këtij triumfi, i afrohet sërish dueleve të rëndësishme, atyre për titullin kampion bote në peshën e rëndë.

Ai synon të zhvillojë tri rimeçe gjatë muajve në vijim: Ndaj Anthony Joshua e Dillian Whyte, me të cilët ka humbur dhe kampionit aktual të botës në IBF, WBA dhe WBO Andy Ruiz Jr, të cilin e ka mundur më parë.

 

(Kosova Sot Online)