Salah shënon, Egjipti fiton dhe kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Afrikës

  • 30 June 2019 - 23:11
Salah shënon, Egjipti fiton dhe kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Afrikës

Egjipti është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Kombeve të Afrikës, duke e mposhtur 2-0 Ugandën në sfidën e fundit në Grupin A.

Mohamed Salah zhbllokoi rezultatin duke shënuar një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ai realizoi për 1-0 në minutën e 36’.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, shënoi edhe Ahmed El Mohamady, për 2-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Egjipti u kualifikua në fazën tjetër si lider i Grupit A me 9 pikë, ndërsa pavarësisht humbjes, edhe Uganda është kualifikuar në fazën tjetër me 4 pikë të grumbulluara, pasi DR Congo e mposhti 4-0 Zimbabwem për të pushtuar pozitën e tretë, që ka mundësi tani të kualifikohet si e treta më e mirë.

(Kosova Sot Online)