Fernando Torres shënon dy gola në Japoni

  • 30 June 2019 - 23:27
Fernando Torres shënon dy gola në Japoni

Torres ka gjetur rrugën drejt golit sërish në Japoni.

Sulmuesi spanjoll, që ditë më parë paralajmëroi se do t’i varë atletet në fund të sezonit – ka shënuar dy herë në fitoren 4-2 të Sagan Tosu ndaj Shimizu S-Pulse, sfidë e vlefshme për xhiron e 17-të në Japoni.

Torres shënoi fillimisht golin e epërsisë, për 2-1 në minutën e 16’.

Katër minuta më vonë, në atë të 20’, shënoi për 3-1 dhe të dytin personal në këtë takim. 

(Kosova Sot Online)