Presidenti i La Ligas, Tebas: Preferoj që Neymari të mos kthehet te Barcelona

  • 01 July 2019 - 09:35
Presidenti i La Ligas, Tebas: Preferoj që Neymari të mos kthehet te Barcelona

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se do të preferonte që Neymari mos të rikthehej te Barcelona, duke vënë në pikëpyetje sjelljet e tij dhe spekulimet për një transferim të mundshëm.

Braziliani po lidhet me një rikthim në Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar, pas dy vitesh largimi për një shumë rekorde rreth 222 milionë euro te Paris Saint-Germaini. I pari i skuadrës franceze, Nasser Al-Khelaifi, kishte bërë me dije në qershor se ata nuk kanë nevojë për lojtarë që “kanë sjellje të papranueshme”, e që iu referua brazilianit. Tebas e vuri në dilemë sjelljen e Neymarit, derisa tha se ai nuk dëshiron që Barcelona ta transferojë 27-vjeçarin.

Image

“Unë preferoj që Neymari mos të rikthehet te Barcelona. Të gjithë duam që të sjellim lojtarë të mrekullueshëm, por në rastin e Neymarit, sjelljet e tij nuk janë të mira për garën, pasi në lajme thuhet se ai e ka bërë këtë apo atë”.

(Kosova Sot Online )