Sulmuesi i Brazilit, Jesus: Messi e Aguero duhet të djersitën mirë për të na mposhtur

  • 01 July 2019 - 09:40
Sulmuesi i Brazilit, Jesus: Messi e Aguero duhet të djersitën mirë për të na mposhtur

Sulmuesit e Argjentinës, Lionel Messi dhe Sergio Aguero, duhet të djersitën mirë nëse duan ta mposhtin Brazilin në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, sipas sulmuesit të Selecao, Gabriel Jesus.

Brazili, përveç se nuk është mposhtur deri tani në këtë garë, ende nuk e ka pranuar asnjë gol në katër ndeshje. Por edhe Argjentina është përmirësuar në mbrojtje, pasi nuk ka pranuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Jesus pret ndeshje të fortë në Belo Horzonte të martën dhe thotë se mbrojtje e Kombëtares së tij nuk do t’ia japë Argjentinës as edhe një centimetër hapësirë. 

“Është vështirë ta kalosh një mbrojtje që nuk pranon gola”, tha sulmuesi i Manchester City.

“Nuk do të jetë e lehtë për Argjentinën të na e thyejë mbrojtjen. Natyrisht se ata e kanë Messin, i cili është lojtari më i mirë në botë, si dhe e kanë Agueron, ndër sulmuesit më të mirë në botë, ama ata duhet të djersitën mirë për të na mposhtur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)