Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e pesë lojtarëve

  • 01 July 2019 - 09:55
Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e pesë lojtarëve

Chelsea ka konfirmuar sot (1 korrik) largimin e pesë lojtarëve nga skuadra, pasi kontrata e tyre ka skaduar.

Skuadra londineze ka konfirmuar se Gary Cahill, së bashku me portierin anglez Rob Green janë larguar nga klubi. Sulmuesi Gonzalo Higuain poashtu është larguar nga Stamford Bridge, pasi huazimi i tij nga Juventusi ka përfunduar.

Image

Nga Blutë e Londrës janë larguar edhe portieri Eduardo e Kyle Scott, pasi londinezët nuk kanë shfaqur interesim që t’u vazhdojë kontratat.

(Kosova Sot Online )