Ronaldo s’ndalet as në pushim, stërvit me atletin olimpik para sezonit të ri

  • 01 July 2019 - 11:09
Ronaldo s’ndalet as në pushim, stërvit me atletin olimpik para sezonit të ri

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i kalojë kufijtë e stërvitjeve, në mënyrë që t’i përmirësojë aftësitë e tij në pafundësi. Përveç aftësive dhe talentit në futboll, 34-vjeçari, njihet për regjimin e ushtrimeve të tij, të cilat ia mundësojnë atij ta ruajë pozitën si njëri prej atletëve më në formë në botë.

Ai është tashmë njëri prej futbollistëve më të shpejtë dhe çuditërisht, ai është edhe më i shpejtë kur vrapon me top, sesa kur vrapon pa të. 

Tani, CR7 dëshiron ta përmirësojë shpejtësinë e tij edhe më shumë, pasi është parë duke stërvitu me fituesin e medaljes së argjendtë në 100 metra sprint në Lojërat Olimpike Athina 2004, Francis Obikwelu.

Edhe pse ende në pushim veror dhe ka kohë për t’iu bashkuar klubit të tij Juventus, në përgatitjet parasezonale, Ronaldo po përgatitet vetë për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)