Shaqiri, Xhaka, Mehmedi dhe gjithë shqiptarët luten për Florijana Ismailin

  • 01 July 2019 - 11:47
Shaqiri, Xhaka, Mehmedi dhe gjithë shqiptarët luten për Florijana Ismailin

Futbollistja Florijana Ismaili është shpallur e zhdukur që nga pasditja e të shtunës pasi është hedhur në ujë dhe nuk ka dalë më.

Corriere della Sera ka raportuar se shqiptarja që e përfaqëson Zvicrën ishte dalë për një ditë relaksi me një shoqe dhe e kishin marrë me qira një barkë në Liqenin Como në afërsi të Mussos.

Mirëpo, futbollistja e Young Boys është hedhur për të notuar dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe. 

Ndërkohë që autoritetet janë vënë në kërkim të 24-vjeçares, personalitete të njohura të sportit kanë shprehur shqetësimin dhe luten për jetën e Florijanës.

Ndër ta janë edhe futbollistët shqiptarë që e përfaqësojnë Zvicrën, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi, të cilët përmes postimeve në rrjetet sociale luten për jetën e Florijanës.

Image

(Kosova Sot Online)