Unitedi thuhet se e ka gati transferimin e Ben Yedderit

  • 01 July 2019 - 12:21
Unitedi thuhet se e ka gati transferimin e Ben Yedderit

Manchester Unitedi është i gatshëm që ta kompletojë transferimin e tretë për këtë afat kalimtar, e që pritet të jetë Wissam ben Yedder, por vetëm nëse largohet fillimisht Romelu Lukaku.

Djajtë e Kuq kanë shfaqur interesim për anëtarin e Sevillas, mirëpo fillimisht duhet të zgjidhin situatën me sulmuesin belg. Nëse skuadra angleze vendos që ta shesë Lukakun, atëherë do t’i kërkojnë shërbimet e Ben Yedder.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, La Colina der Nervion, Manchester Unitedi dhe sulmuesi i talentuar tashmë janë pajtuar rreth kushteve personale. 

Më tej bëhet e ditur se francezi është pajtuar që të transferohet në Old Trafford, mirëpo transferimin po e bllokon e ardhmja e paqartë e belgut.

Besohet se Antonio Conte po e kërkon me ngulm 26-vjeçarin te Interi, derisa Manchester Unitedi po kërkon 90 milionë euro për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)