Raportohet se Rashford e ka nënshkruan kontratën e re me Unitedin

  • 01 July 2019 - 12:41
Raportohet se Rashford e ka nënshkruan kontratën e re me Unitedin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, besohet se ka nënshkruar  kontratë katërvjeçare me një pagë rreth 334 mijë euro në javë.

21-vjeçari besohej se fitonte rreth 85 mijë euro deri në sezonin e kaluar, ndërsa tani pritet ta ketë pagën e njëjtë me Paul Pogban. Sipas The Telegraph, kontrata e re e sulmuesit anglez i ka lënë atij një opsion që ta vazhdojë atë edhe për një vit, për ta bërë kështu marrëveshjen pesëvjeçare.

Raportohet se Djajtë e Kuq do ta prezantojnë zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes së re me Rashfordin para se të nisen në ndeshjet parasezonale në Australi. 

Në javët e kaluara, thuhej se Barcelona, Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini, ishin skuadrat që kishin shfaqur interesim për shërbimet e tij.

The Mirror raporton se 21-vjeçari do të bëhet njëri ndër lojtarët më të paguar në botë, derisa paga e tij mund të rritet edhe më shumë nga bonuset.

(Kosova Sot Online)